Vater zjarri ne Shqiperi (Foto Rtsh)

Vater zjarri ne Shqiperi (Foto Rtsh)

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në 24 orë u evidentuan 29 vatra zjarri në Shqipëri, ku rezultojnë aktive 7 prej tyre.

Në një njoftim zyrtar, ministria bëri të ditur se po punohet me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri, përcjell “RTSH”.

Në njoftim thuhet se për të shuar zjarret janë angazhuar 315 forca njerëzore, 36 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter, në Bashkitë Durrës, Skrapar, Vau i Dejës dhe në njësinë administrative Temal, ku terreni malor e ka ngadalësuar procesin, si dhe në Bashkitë e Malësisë së Madhe, Finiq e Prrenjas.

Vatrat e shuara të zjarrit janë në Bashkitë Lezhë, Durrës, Poliçan, Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Selenicë, Vlorë, Konispol, Fier, Kavajë e Librazhd. (Irma)