Kryeministri shqiptar Edi Rama (Foto Rtsh)

Kryeministri shqiptar Edi Rama (Foto Rtsh)

Shërbimet publike online në Shqipëri do të rikthehen shumë shpejt, pasi u mbyllën përkohësisht si pasojë e një sulmi kibernetik.

Deklarata vjen nga kryeministri shqiptar Edi Rama, me një postim në “Twitter”.

“Kundërofensiva e AKSHI-t dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s'do të kemi surpriza të tjera, shërbimet do të rikthehen shumë shpejt”, -shkruan Rama.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftoi më 17 korrik, se si pasojë e një sulmi kibernetik, shërbimet publike online dhe faqet e tjera qeveritare do të mbylleshin përkohësisht.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre sulmeve. (Fatosi)