AKSHI (Foto Rtsh)

AKSHI (Foto Rtsh)

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), njoftoi të dielën se ka mbyllur përkohësisht shërbimet publike online dhe faqet e tjera qeveritare, si pasojë e një sulmi kibernetik.

Sipas AKSHI, bëhet fjalë për një sulm kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për pasojë, sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre sulmeve.

AKSHI informon se është në gatishmëri të plotë dhe se po punon me ekipin e “Microsoft”, ekipin e “Jones Group International” dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për mos të lejuar që ky sulm kibernetik të dëmtojë apo cenojë sistemet shqiptare të informacionit. (Fatosi)