Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njoftoi se në malin e Tomorrit po instalohen kamera “kurth” për monitorimin e faunës.

Përmes një deklarate zyrtare, ministrja Kumbaro tha se Drejtoritë Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura janë angazhuar maksimalisht për t’u kujdesur për zonat e mbrojtura natyrore, si malet dhe pyjet, për t’i ruajtur nga çdo e papritur dhe shkatërrimet.

Duke u bërë thirrje njerëzve që të vizitojnë dhe malet e pyjet, përveç deteve, Kumbaro vlerësoi institucionet përkatëse për përkujdesjen, mbikëqyrjen, vëmendjen, mbrojtjen, ruajtjen dhe studimet që bëjnë për t’u kujdesuar për thesaret e vogla dhe bukuritë e mëdha, siç e cilësoi ajo hapësirën e faunës shqiptare. (Irma)