Foto: ATSH

Foto: ATSH

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, porta e dytë qiellore e Shqipërisë, operon tanimë me 12 fluturime në javë për destinacione si Vjena, Bazeli, Karlsruhe, Memmingen dhe Zyrih.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një postim në rrjetet sociale, tha se ky aeroport, veç pasagjerëve shqiptarë që jetojnë jashtë, u shërben edhe mijëra turistëve të huaj, të cilët e kanë vendosur Shqipërinë në listën e destinacioneve ku duan të kalojnë pushimet.

Shqipëria përuroi aeroportin ndërkombëtar në Kukës më 18 prill 2021 me fluturimin e parë të pasagjerëve nga Londra të operuar nga “Air Albania”. (Elona)