Foto: VCG

Foto: VCG

Muaji qershor 2022 ka shënuar rritje të numrit të udhëtarëve që kanë kaluar nëpërmjet portit të Durrësit për të udhëtuar jashtë vendit apo për të hyrë në Shqipëri, njofton “RTSH”.

Sipas burimeve nga Autoriteti Portual Durrës, rreth 50 mijë qytetarë kanë udhëtuar nëpërmjet linjave të trageteve të portit më të madh në Shqipëri. Rreth 30 mijë kanë hyrë në Shqipëri, ndësa rreth 20 mijë pasagjerë janë regjistruar në dalje drejt porteve italiane.

Sipas të njëjtave burimeve, tragetet në 74 lundrimet e kryera përgjatë muajit qershor kanë transportuar dhe 19.507 automjete, kamionë dhe trailerë.

Shifrat e udhëtarëve pritet të rriten më shumë gjatë korrikut, për të arritur kulmin në gusht. Tradicionalisht në këtë muaj shumë emigrantë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, kthehen për të kaluar pushimet në vendlindje. (Fatosi)