Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut të pranojnë propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, për të zgjidhur ngërçin me Bullgarinë dhe për t’i hapur rrugë në këtë mënyrë nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin në BE edhe për Shqipërinë, shkruan “RTSH”.

Rama - Macron (Foto Rtsh)

Rama - Macron (Foto Rtsh)

Përmes një postimi në “Twitter”, kryeministri Rama shkruan se propozimi francez i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezerva.

“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian. Vëllezërve maqedonas dhe shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u them: Pranojeni!”, -shkruan Rama.

Propozimi i presidentit francez ka mbërritur tashmë në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se ai do të kalojë në një proces të gjatë konsultimesh para se të merret një vendim. (Irma)