Ekonomi blu dhe e gjelber -Forumi ne Bari (Foto Facebook Ministria për Standardet e Shërbimeve)

Ekonomi blu dhe e gjelber -Forumi ne Bari (Foto Facebook Ministria për Standardet e Shërbimeve)

Ekonomia blu dhe e gjelbër mblodhi bashkë në një forum në Bari të Italisë përfaqësues nga Rajoni Puglia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, përmes lidhjes video, deklaroi se ekonomia blu dhe e gjelbër mbetet një prioritet i rëndësishëm i qeverisë shqiptare.

Sipas saj, zhvillimet që po bëhen në Shqipëri kanë në fokus padyshim zhvillimin e ekonomisë blu, diktuar sidomos nga pozicioni gjeografik dhe kushtet që ofron Shqipëria.

“Bashkëpunimi rajonal në kuadër të projekteve europiane, mbetet thelbësor jo vetëm në shkëmbimin e eksperiencave midis vendeve tona, por edhe në angazhimin tonë në procesin e integrimit të plotë në strukturat e BE-së”, -tha ministrja Ekonomi, duke vënë në dukje se projekti i iniciuar nga qeveria shqiptare, dhe mbështetur nga donatorët, do të ndihmojë në krijimin e një modeli të integruar të ekonomisë blu në Shqipëri. (Irma)