Instat (Foto Lapsi.al) (1)

Instat (Foto Lapsi.al) (1)

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e parë 2022 vlerësohet me rritje prej 5.97%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2021.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi raportin mbi Produktin e Brendshëm Bruto, sipas të cilit, kontribut pozitiv kanë dhënë ndërtimi me 1.95%, tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 1.55%, aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.91%, aktivitetet profesionale dhe shërbimet administrative me 0.66 pikë përqindje, aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 0.26%, industria, energjia dhe uji me 0.24 pikë përqindje.

Sipas raportit të INSTAT, taksat neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me 0.89%.

Në raport thuhet se negativisht kontribuan aktivitetet: Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0.35 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me -0.18 pikë përqindje. (Irma)