Sekretari i pergjithshem i PS Damian Gjiknuri (Foto Facebook Gjiknuri)

Sekretari i pergjithshem i PS Damian Gjiknuri (Foto Facebook Gjiknuri)

Qeveria shqiptare po synon të lehtësojë hyrjen e investimeve të emigrantëve shqiptarë në vendlindjen e tyre, deklaroi sekratari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, gjatë një takimi me emigrantë shqiptarë në Londër, bën të ditur “RTSH”.

“I njoha ata konkretisht edhe me përpjekjet e qeverisë për të lehtësuar mekanizmat dhe nxitur investimet e tyre kapitale në Shqipëri, një fazë kjo e avancuar që shkon shumë përtej thjesht skemës së remitancave, duke i bërë të ndjehen bashkaksioner në zhvillimin ekonomik të vendit”, -shkroi Gjiknuri në një postim në “Facebook”.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në vitin 2021, emigrantët që jetojnë e punojnë jashtë vendit dërguan te të afërmit e tyre në Shqipëri 761 milionë euro.

Ky është niveli më i lartë që nga viti 2009. (Fatosi)