Covid ne Shqiperi (Foto Rtsh)

Covid ne Shqiperi (Foto Rtsh)

Ministria shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shtuar thirrjet drejtuar qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve, pas një rritje te dukshme javën e fundit të numrit të infektimeve ditore nga Covid 19, fatmirësisht pa viktima.

Sipas raportit të ditës së shtunë, në të gjithë vendin pati 289 raste të reja.

Deri tani rezultojnë të jenë 1644 pacientë aktivë, ndërsa në spitalin Covdi 3 po marrin trajtim 15 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë Shqipëria ka regjistruar 3497 humbje jete. (Fatosi)