Kryeministri Edi Rama (Foto Rtsh)

Kryeministri Edi Rama (Foto Rtsh)

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin, po aq sa ka nevojë Ballkani për BE-në, gjatë forumit “EUROPA- Forum Wachau”, në Austri, me temë “Ruajtja e së ardhmes së Evropës dhe zgjerimi i BE”, raporton “RTSH”.

“BE ka nevojë për Ballkanin, po aq sa ka nevojë Ballkani për BE-në. Nuk është ide e mirë të ftosh dikë dhe nga Ballkani dhe ta lësh të ulet se mund të kërkojë vërtet shumë kohë që të dëgjosh fjalën e tij. Më duhet të them, se ndihem i keqardhur për BE, ndihem vërtet i keqardhur”, -deklaroi Rama.

Kreu i ekzekutivit shqiptare u shpreh se është shumë i lumtur që Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE, por thekson se shpreson që ukrainasit mos të kenë shumë iluzione, pasi Maqedonia e Veriut ka 17 vite që pret.

“Ky status kandidat është shpikur për këtë gjë që të bëjë të ndihesh që je kandidat, por të lenë në pritje për të folur. Shqipëria ka 8 vite që pret”, -tha ndër të tjera kryeministri Rama. (Fatosi)