Valle shqiptare ne aktivitetin slloven ne Durres (Foto Facebook Bashkia Durres)

Valle shqiptare ne aktivitetin slloven ne Durres (Foto Facebook Bashkia Durres)

Bashkia e Durrësit mirëpriti përmes një atmosfere të bukur festive Festivalin Kulturor “Sllovenia në Durrës 2022”.

Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, Bashkia Durrës bëri të ditur se në festival morën pjesë 650 këngëtare dhe valltarë nga Sllovenia, që sollën në qytetin bregdetar shqiptar kulturën, muzikën dhe traditat sllovene, në një periudhë të vitit që ka shumë turistë.

Festivali slloven ne Durres (Foto Facebook Bashkia Durres)

Festivali slloven ne Durres (Foto Facebook Bashkia Durres)

Në deklaratë thuhet se qytetarë dhe pushues të shumtë vendas dhe të huaj kanë ndjekur me interes dhe janë argëtuar me shfaqjen e artistëve sllovenë, të cilët vlerësuan mikpritjen durrsake dhe premtuan se do të rikthehen sërish në qytet. (Elona)