Instat (Foto Telegrafi. al)

Instat (Foto Telegrafi. al)

Instituti i Statistikave bëri të ditur në raportin e publikuar të martën se ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin maj 2022 është 6%.

Sipas raportit të INSTAT, rritja më e madhe e çmimeve prej 13.3% vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9.6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4.8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.3%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.5%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3.4%, “Veshje dhe këpucë” me 2.1%, “Argëtim dhe kulturë” me 1.2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1%, “Shërbimi arsimor” me 0.9% dhe “Komunikimi” me 0.8%.

Në maj, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0.8%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.4%, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 2.3%.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u rritën me 0.9%, pasuar nga “Hotele kafene dhe restorante” me 0.4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.3%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Transporti” me 0.2% secili dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.1%. (Elona)