I nxehti saharian ne Shqiperi (Foto Rtsh)

I nxehti saharian ne Shqiperi (Foto Rtsh)

I nxehti i parë i madh për këtë verë pritet që në mesin e kësaj jave të përfshijë vendet e Ballkanit, duke mos përjashtuar edhe Shqipërinë.

Sipas meteorologes së RTSH-së, Rezarta Xhakollari, java e nisur me temperatura normale, do të mbyllet me temperatura deri në 38-40 gradë celsius, pasi Shqipëria pritet të përfshihet nga i nxehti saharian.

“Parashikohet që zona qendrore, kryeqyteti, zona e Beratit, por edhe bregdeti ku termometri gjatë të shtunës dhe të dielës do të arrijë vlerat mbi 38 gradë, parashikohet të kapë edhe vlera deri në 40 gradë”, -Xhakollari. (Elona)