Instituti i Statistikave në Shqipëri publikoi raportin për treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, për muajin prill 2022.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas INSTAT, Numri i vizitorëve është rritur me 35.1%, në krahasim me vjet, ndërsa numri i net-qëndrimeve është rritur me 59%.

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin e veriut ka shënuar rritjen më të lartë, 62%. Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 56%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë prej 2.6 herë.

Në prill 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër” (50.1%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (58.9%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97.3%). (Irma)