Ish-zv.ministri i Jashtëm i parë i Republikës Çeke Petr Drulák/ CMG

Ish-zv.ministri i Jashtëm i parë i Republikës Çeke Petr Drulák/ CMG

Gjatë një videointerviste ditët e fundit për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), ish-zv.ministri i Jashtëm i parë i Republikës Çeke Petr Drulák tha që, duke u nisur nga nevojat ekonomike, strategjike dhe të identitetit, vendet e Evropës Qendrore, ashtu si rajonet e tjera të botës, duhet të marrin parasysh si duhet realizimin e ndërlidhshmërisë.

Sipas Drulák-ut, para afro 20 vjetëve, vendet e Evropës Qendrore mendonin se këto probleme do të zgjidheshin rrënjësisht me pjesëmarrjen në BE dhe NATO, por me ndryshimin e mjedisit të jashtëm, këto probleme mbeten ende.

“Në botën e sotme me ndryshime të mëdha, duhet të mendojmë: Cili do të jetë hapi i ardhshëm? Si të organizohet më mirë rajoni i Evropës Qendrore? A do të provojmë të krijojmë sistemin tonë të mbrojtjes? Në një shkallë të caktuar, këto janë çështje strategjike,” theksoi ai.

Ish-numri dy i diplomacisë çeke është i mendimit po ashtu se, krahas çështjeve strategjike, ekziston edhe problemi i konceptit të vlerave: “Evropa Qendrore bie shpesh ndesh me disa rryma në ShBA dhe Evropën Perëndimore. Këto konflikte rreth konceptit të vlerave dhe luftërat kulturore do të jenë gjithnjë e më të shumta.”

Drulák-u theksoi gjithashtu që, nëse Evropa Qendrore dëshiron të luajë rolin e vet, ajo duhet të “krijojë një zonë ekonomike dhe, veçanërisht, të realizojë ndërlidhshmërinë infrastrukturore.” (Wang Lei/ Artan)