Lidhja e Prizrenit (Foto Rtsh)

Lidhja e Prizrenit (Foto Rtsh)

Në kuadër të 144-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, me urdhër qeverie, në të gjitha shkollat e sistemit parauniversitar, ora e parë e mësimit do të ishte një orë informuese në lidhje me këtë datë historike.

Njoftimi është dhënë nga kryeministri Edi Rama dhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, përmes deklaratave zyrtare të postuara në rrjetet sociale, shkruan “RTSH”.

Më 10 qershor 1878 në Prizren, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët nga të katërta Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës. Lidhja e Prizrenit përbën organizatën e parë politike dhe ushtarake të mbarë kombit shqiptar. (Irma)