Inflacioni (Foto Facebook kryeministri Edi Rama)

Inflacioni (Foto Facebook kryeministri Edi Rama)

Kriza energjetike dhe ajo ushqimore kanë bërë që çmimet e produkteve të shportës, të karburantit dhe energjisë të pësojnë rritje të forta, që po ndikojnë në xhepat e qytetarëve, shkruan “RTSH”.

Për produktet e shportës dhe karburantet qeveria ka ngritur bordet e transparencës, ndërsa rritjen e çmimit të energjisë ka vendosur ta përballojë vetë, duke mbrojtur konsumatorin familjar dhe bizneset e vogla.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një grafik në rrjetet sociale ku tregon se inflacioni në Shqipëri është më i ulëti në rajon, gjë që sipas tij vjen nga rritja e prodhimit vendas dhe mbulimi 100% nga qeveria i rritjes së çmimit të energjisë.

Në grafikun e postuar në “Facebook” nga kryeministri Rama, marrë nga INSTAT-i, tregohet se inflacionin më të lartë për prillin e ka Bosnjë e Hercegovina 13.2%, ndërsa Shqipëria renditet e fundit me 6.2%. (Irma)