Zjarri ne Mirdite (Foto RTSH)

Zjarri ne Mirdite (Foto RTSH)

Disa dhjetëra hektarë pyje janë shkrumbuar në zonën e Repsit të Mirditës.

Zjarri, i nisur pasditen e së hënës, rrezikoi disa shtëpi të banuara, ndërsa era e fortë favorizoi përhapjen e shpejtë të tij.

Fatmirësisht gjatë orëve të para të së martës u bë e mundur që rreziku ndaj zonës së banuar të shmangej, ndërsa flakët u përhapën në pjesë të tjera të pyllëzuara, shkruan “RTSH”.

Disa mjete zjarrfikëse të Mirditës dhe bashkive të tjera përreth dhe dhjetëra efektivë të ushtrisë ndodhen në terren për të vënë situatën nën kontroll.

Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi, tha se situata ka qenë problematike, por tashmë më e keqja ka kaluar, ndërsa dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme.

Kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj, thotë se deri tani janë shkrumbuar mbi 10 hektarë pyje në zonën e Repsit dhe Oroshit.

Pas shuarjes së plotë të zjarrit autoritetet pritet të nisin verifikimin e dëmeve dhe identifikimin e shkaqeve të zjarrit, që solli dëme të shumta në pyje.