Ambasadori i Kinës në Shqipëri te Gjuhet e Huaja

Ambasadori i Kinës në Shqipëri te Gjuhet e Huaja

Pas ceremonisë së mbylljes së shkollës dimërore të gjuhës dhe kulturës kineze në Universitetin e Tiranës, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding, ka përcjellë urimet për studentët. Me anë të një postimi në “Facebook”, ambasadori thotë se në këto 20 ditë, studentët kanë fituar shumë dituri nga ky udhëtim kulturor kinez, duke dëgjuar një sërë leksionesh mbi kulturën kineze, duke njohur historinë, filozofinë, letërsinë, muzikën, artin, kuzhinën kineze dhe gjithashtu kanë vizituar kompanitë kineze në Shqipëri. Veç urimeve, mësuesit dhe studentët morën dhuratë vepra arti popullore kineze.

Ambasadori i Kinës në Shqipëri te Gjuhet e Huaja

Ambasadori i Kinës në Shqipëri te Gjuhet e Huaja

“Sot kam sjellë disa vepra arti popullore kineze si dhurata për mësuesit dhe studentë, të cilat mishërojnë vlerën e ndjekjes së harmonisë midis njeriut dhe natyrës dhe harmonisë midis njerëzve. Shpresoj që studentët të vazhdojnë të shijojnë mësimin e gjuhës dhe kulturës kineze, të njihen më shumë me Kinën reale dhe tredimensionale. Vlerësime të larta për punën e bërë nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës”, -përfundon postimi i ambasadorit të Kinës në Tiranë.

Ambasadori kinez tek Gjuhet e Huaja ne Tirane (Foto Facebook ambasadori kinez)

Ambasadori kinez tek Gjuhet e Huaja ne Tirane (Foto Facebook ambasadori kinez)

Ambasadori kinez Zhou Ding te Gjuhet e Huaja (Foto Facebook

Ambasadori kinez Zhou Ding te Gjuhet e Huaja (Foto Facebook