Foto: VCG

Foto: VCG

Italia është një nga vendet që ka mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, deklaroi se shteti shqiptar ka bërë progres në rekomandimet e kërkuara dhe sipas tij ka ardhur koha që Shqipëria të çelë negociatat me BE-në. Bucci thekson se Europa duhet të shohë drejt vendeve të Ballkanit, pasi pa vendet e Ballkanit nuk ka një Europë të bashkuar.

Sa u takon hapave që duhet të ndjekë Shqiperia, ambasadori Bucci u shpreh se shteti shqiptar ka bërë progres në rekomandimet e kërkuara dhe sipas tij ka ardhur koha që Shqipëria të mbajë tyrezën e parë ndërqeveritare.

“Unë shpresoj se deri në fund të këtij viti të ketë një çelje të negociatave. Sepse konflikti që po vijon prej disa muajsh dhe ka sjellë mijëra viktima na ka dhënë një leksion shumë të mirë. Bota tashmë ka ndryshuar. Është e rëndësishme që Europa ta kuptojë që kemi një realitet të ri, që ne nuk e donim, por po e jetojmë dhe Europa duhet të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë në mënyrë që të japë një qartësi për këtë zonë, për Ballkanin”, -tha ambasadori Bucci.

Sipas tij, kur të nisin negociatat, duhet të përshpejtojnë disa reforma, kur hapen negociatat hapet rruga për dialog, për politikën, për Komisionin Europain dhe Shqipërinë. “Janë reformat në drejtesi, reforma kundër krimit të organizuar dhe një sërë reformash që janë të hapura dhe Italia ka qenë dhe do të jetë në krah të Shqipërisë në çdo rast", -tha diplomati italian gjatë aktiviteteve që janë mbajtur në Shkodër në kuadër të Javës Italiane të Kulturës.