Ambasadori kinez ne Shqiperi (Foto Facebook ambasadori Zhou Ding)

Ambasadori kinez ne Shqiperi (Foto Facebook ambasadori Zhou Ding)

Për festën e 1 qershorit, fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” morën dhurata nga Ambasada e Kinës në Shqipëri.

Ambasadori kinez në Tiranë, Zhou Ding, në faqen zyrtare në “Facebook” ndau foto nga vizita në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, ndërsa shprehu vlerësime të larta për kujdesin dhe përkushtimin e departamenteve të lidhura shqiptare, mësuesve dhe stafit, ndaj fëmijëve.

“Edhe pse Kina dhe Shqipëria janë shumë larg njëra-tjetrës, populli dhe fëmijët kinezë janë kujdesur për fëmijët shqiptarë. Shpresoj që dhuratat tona të mund të sjellin ngrohtësi, gëzim dhe inkurajim dhe fëmijët të mund të çmojnë këto kohë të bukura, të rriten të shëndetshëm dhe të bëhen qytetarë të shkëlqyer të zhvillimit të Shqipërisë, si dhe të gjejnë shanse të vizitojnë dhe mësojnë në Kinë në të ardhmen”, -tha ambasadori Zhou Ding.