Foto: RTSH

Foto: RTSH

Termoelektrocentrali i Vlorës do të fillojë më në fund të prodhojë energji elektrike, shkruan “RTSH”, referuar burimeve zyrtare të cilat konfirmojnë se janë nënshkruar marrëveshjet dhe ka filluar puna për të ndryshuar skemën e funksionimit të TEC-it nga me naftë në me gaz.

Vënia në punë e këtij impianti të prodhimit të energjisë do të ndihmojë në sigurimin e furnizimit me energji elektrike të sistemit, duke e diversifikuar atë. TEC-i i Vlorës parashikohet të prodhojë rreth 750 milionë kwh në vit, sa një e katërta e deficitit mesatar vjetor të Shqipërisë.

Parashikohet që impianti të punojë deri në vitin 2050.

TEC Vlora, me kapacitet 97 MW është ndërtuar në tetor të vitit 2011.

Nga viti 2004 deri në vitin 2011, Korporata e Elektroenergjitke Shqiptare, KESH, harxhoi 130 milionë dollarë si pjesë e projektit, i cili edhe 11 vjet më vonë vazhdon mos të punojë, për shkak të defekteve në projektimin dhe zbatim. Banka Botërore e shpalli projektin në një vlerësim të vetin me rezultat “relativisht të pakënaqshëm”.