Foto: VCG

Foto: Rtsh

Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një vizitë në Tiranë homologun grek Nikos Dendias.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Xhaçka mes të tjerash tha se ekziston vullneti i mirë për shfuqizimin e Ligjit të Luftës mes dy vendeve dhe zgjidhjen e çështjes së pronave të komunitetit çam, shkruan “RTSH”.

“Me vullnet të përbashkët ramë dakord që të punojmë bashkërisht për të zgjidhur problemet dypalëshe. Pjesë e diskutimeve ishte dhe për adresimin e çështjeve që lidhet me sigurimet shoqërore, mbrojtjen sociale si dhe çështje që lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve”, -deklaroi Xhaçka.

Sa i përket negociatave për integrimin në BE, kryediplomatja shqiptare u shpreh se vlerëson Greqinë për mbështetjen, teksa theksoi se shpresat mbeten për një vendim të presidencës franceze të BE-së.