Foto: Scantv

Foto: Scantv

Rreth 18.1 milionë euro u shpenzua për blerjen e energjisë, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore gjatë muajit mars dhe prill, duke shënuar një rënie të konsiderueshme në raport me 2 muajt e parë të vitit, njofton “Scan Tv”.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, rreth 15 milionë euro u shpenzuan gjatë muaji mars, ndërkohë që pjesa tjetër për blerjet e muajit prill.

Çmimi mesatar me të cilin është siguruar energjia varion nga 130 euro/mwh në 303 euro/mwh.

Për 4 muajt e parë të vitit në total KESH ka shpenzuar 86.1 milionë euro për blerjen e energjisë.