Foto: Facebook ambasadori i Kines ne Shqiperi

Foto: Facebook ambasadori i Kines ne Shqiperi

Në fundjavë u zhvillua “Neranxi Food Festival 2022”, një panair, ku nëpërmjet shefave dhe specialistëve më të mirë të kompanive europiane pjesëmarrëse, u demonstruan produktet dhe risitë e vitit 2022 në fushën e kulinarisë dhe shërbimit.

Në edicionin e 14-të të këtij panairi organizuar nga kompania “Neranxi” ishte i pranishëm dhe ambasadori kinez në Shqipëri, Zhou Ding.

Foto: Facebook ambasadori i Kines ne Shqiperi

Foto: Facebook ambasadori i Kines ne Shqiperi

Në një postim në “Facebook” ai shkruan “ Neranxi Food Festival 2022 një panair ndërkombëtar i kulinarisë, që është shumë i larmishëm dhe fantastik! Ushqimet tradicionale shqiptare dhe të vendeve të tjera europiane, pastiçeritë, pije alkoolike, madje edhe ushqimet kineze, janë shumë mbresëlënëse. Ushqimet dhe pijet e larmishme janë pjesa e rëndësishme e kulturës së pasur shqiptare dhe shtojnë bukurinë e saj. Pres të bashkëpunoj me kompani të ndryshme shqiptare, që të nxisim shkëmbimet e kulturave ushqimore lindore dhe perëndimore, për ta bërë jetën e popullit shqiptar me të pasur e më të lumtur”, -ka shkruar ambasadori kinez Zhou Ding.