Aeroporti i Rinasit (Foto: Airnews)

Aeroporti i Rinasit (Foto: Airnews)

Qeveria shqiptare ka vendosur heqjen e tarifës së shërbimit prej 10 eurosh, për kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë. Aktualisht kjo tarifë paguhet nga udhëtari në momentin e blerjes së biletës.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare është marrë nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, nga skema pritet të përfitojnë rreth 4 milionë pasagjerë në vitin 2022.

Sipas vendimit, eliminimi i tarifës favorizon dhe lehtëson funksionimin e shërbimeve ajrore midis Shqipërisë dhe vendeve të huaja.

Ai gjeneron një kërkesë shtesë për bileta të fluturimit me avion dhe në mënyrë indirekte do të përfitojnë të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime të transportit ajror në tregun vendas.

Vendimi favorizon kompanitë që ofrojnë shërbime të transportit ajror drejt dhe nga Shqipëria.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil shqiptar, rezulton se vetëm në Shqipëri aplikohet tarifa e shërbimit për kalimin me avion të kufirit, në raport me vendet e rajonit.