Ministrja Frida Krifca

Ministrja Frida Krifca

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, dhe ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maitre, nënshkruan marrëveshjen për programin e ri të zhvillimit, që synon forcimin e cilësisë dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare për dy ndër produktet bujqësore shqiptare mjaft të rëndësishme, bimët medicinale e aromatike dhe perimet.

Ministrja Krifca tha se në këtë mënyrë përfaqësohet Programi Global i Cilësisë dhe Standardeve (GQSP), i zbatuar nga shumë vende të zhvilluara, me një vlerë prej 1.8 milionë euro në ndihmë teknike që do të zbatohet nga UNIDO - Zyra e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial.

“Kemi fokus të qartë në standardizimin dhe rritjen e kapaciteteve të cilësisë për të dy zinxhirët e vlerës për këto produkte të rëndësishme bujqësore të eksportit të Shqipërinë, që gjenerojnë të ardhura për familjet fermere dhe punësim për ekonominë e vendit”, -deklaroi ministrja Krifca. (Irma)