Foto: VCG

Foto: VCG

Festivali i muzikës elektronike UNUM rikthehet edhe këtë vit në Shëngjin nga data 1-6 qershor, me plot aktivitete sportive, muzikore e promovuese të bregdetit shqiptar.

Për këtë qëllim, përfaqësues të UNUM Festival kanë nënshkruar edhe një memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Kombëtare të Turizmit.

Ekipet kanë nisur punën për organizimin e kij eventi promovues i cili starton me fillimin e fluksit te sezonit veror.

UNUM Festival, organizohet me masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit me hapësirë riciklimi, workshop-e edukative për riciklimin, joga e sporte ne natyrë muzikë dhe art dhe vullnetarë që do të sensibilizojnë dhe mbledhin mbetjet gjatë ditëve të festivalit.

Ky festival mishëron idenë e unitetit dhe pozitivitetit, dy aspekte kryesore që janë përfshirë brenda muzikës ‘house’ dhe tekno që shërben si politika kryesore muzikore e festivalit.

Për organizatorët e këtij festivali, Rana e Hedhun është vendi ku emri i festivalit ka kuptim, me muzikën dhe peizazhin që vijnë së bashku për të formuar një ëndërr të lumtur; të erës që fluturon butësisht nëpër pemë pishe. Të gjitha të vendosura në një sfond malor, hapësirë ideale për të dëgjuar shumë artistë të respektuar nga e gjithë bota.