Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, zhvilloi një takim me eurokomisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, me të cilin bisedoi mbi procesin e zgjerimit të BE-së, njoftoi qeveria kroate, citon “Alsat”.

Plenkoviç theksoi nevojën e hapjes sa më të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe proceset reformuese në vend.

Ai theksoi rëndësinë e ndryshimit të ligjit zgjedhor të BeH-së, me qëllim që të sigurohet barazia e kroatëve si popull përbërës.