Kryeministri shqiptar Edi Rama ka lënë të kuptohet se për turistët rusë nuk duhet të ketë kufizime për të vizituar Shqipërinë pavarësisht nga ajo çfarë po ndodh në Ukrainë.

Gjatë një konference për shtyp të kryeministrit Rama u deklarua se Shqipëria ka lehtësuar procedurat për hyrjen e të huajve në vend, përfshirë edhe për rusët. Pyetjes nëse mendohet rishikimi i tyre për shkak të ndikimit rus, Rama iu përgjigj prerë: "Jo, nuk mendoj''.

Shqipëria ka hequr së fundi vizat për turistët nga gadishulli arabik, Egjipti, India, Rusia dhe Tajlanda.