kursimet, bqk

kursimet, bqk

Sipas një studimi të kryer nga “Scan Intelligence Unit”, i televizionit “SCAN”, rezulton se në fund të 45 viteve punë, një shqiptar do të ketë kursyer vetëm 73 mijë euro.

Ky progresion është i bazuar në ecurinë e pagave që prej vitit 2014, dhe duke i projektuar pagat e rritura deri në vitin 2059.

Sipas këtij projeksioni paga mesatare e një shqiptari në muaj, neto, bazuar në termat e rritjes së 7 viteve të fundit, pritet të jetë rreth 669 euro.

Të dhënat i referohen vitit 2020, përpara krizës së shkaktuar nga pandemia, me një normë kursimi të pandryshuar me periudhën përpara krizës, në 27%.