depozitat, scantv

depozitat, scantv

Depozitat e sigurueshme të individëve në bankat që operojnë në Shqipëri janë rritur me 8% gjatë vitit të kaluar, njofton “Scan TV”.

Ato kapin shifrën e 1.11 trilionë lekëve, ose rreth 9.2 miliardë euro, nga rreth 1.03 trilionë lekë që ishin në fund të vitit 2020, tregon raporti i fundit vjetor i publikuar nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Individët më të pasur të vendit, pra ata që kanë depozita mbi 2.5 milionë lekë numërojnë 109.192 llogari. Ndërsa ata me një shumë që varion nga 100 lekë deri në 2.5 milionë lekë janë 1.544.777.

Në total në banka janë rreth 2.61 milionë depozita.

Shifrat tregojnë se 4.18% e depozitave të individëve në Shqipëri përfaqësojnë më shumë se gjysmën e parave të individëve në banka, ose 58% të tyre.

Përafërsisht 1 në 24 individë në Shqipëri ka më shumë para në bankë se të 23 të tjerët së bashku.