Foto:fb zyrtar drejtoria e transportit publik

Foto:fb zyrtar drejtoria e transportit publik

Forumi i Hapur për Transportin Publik Qytetës i mbajtur në Tiranë, organizuar nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës së bashku me “GIZ”, diskutoi mbi problematikat e sektorit, si dhe u ndanë ide e projekte konkrete në proces, shembuj e eksperienca nga rajoni, mes ekspertësh të transportit publik nga Europa që asistojnë Bashkinë Tiranë me konsulencë e studime të dobishme.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor prezantoi “eTransportin”, platformën e re të Transportit Publik Ndërqytetës, aktive prej marsit 2022. Drejtori Blendi Gonxhja garantoi përfaqësuesit e operatorëve të linjave, prezent në takim, mbi ecurinë e akteve për Paketën e Rezistencës dhe mbështetjen nga qeveria qendrore.

Takimi shpalosi sinjale shumë premtuese për bashkëpunimin mes Bashkisë Tiranë, DPSHTRR-së, “GIZ” dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, mbi reformën e transportit publik të kryeqytetit, projekt strategjik që synon investime në infrastrukturë, modernizim flote, sistem biletimi e informimi dhe subvencion të shërbimit. (Irma)