Foto: gazetaexpress

Foto: gazetaexpress

E diela e parë e prillit ishte dita pa makina në Shqipëri.

Sipas vendimit të qeverisë, për të ndaluar qarkullimin e automjeve, për disa orë rrugët kryesore në të gjitha qytetet e vendit u boshatisën nga makinat.

Nisma synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit. Gjithashtu, nisma synon dhe kursimin e karburanteve, çmimi i të cilave është rritur ndjeshëm kohët e fundit.