nenshkrimi i memorandumit, foto fb zyrtar ambasadori kinez ne shqiperi Zhou Ding

nenshkrimi i memorandumit, foto fb zyrtar ambasadori kinez ne shqiperi Zhou Ding

Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit “online” të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Financës dhe Ekonomisë Jiangxi të Kinës dhe Universitetit “Epoka”, në Tiranë.

Përmes një postimi zyrtar në faqen e tij në “Facebook”, ambasadori Zhou Ding shprehu kënaqësi që ishte pjesë e kësaj ceremonie dhe theksoi se arsimi lidhet ngushtë me të ardhmen e një vendi dhe universitetet janë djepi i kultivimit të talenteve.

“Pritet që shkëmbimet dhe bashkëpunimi mes dy universiteteve të vazhdojnë të japin fryte të reja, të cilat do të injektojnë një shtysë të re në promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë të njerëzve të të dy vendeve, veçanërisht brezit të ri, dhe konsolidimin e miqësisë tradicionale”, -shkroi ambasadori Zhou. (Irma)