krifca, foto fb zyrtar ministrja e bujqesise

krifca, foto fb zyrtar ministrja e bujqesise

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive të qarqeve të prekura nga gripi i shpendëve, për të diskutuar për veprimet dhe zbatimin e planit të kontigjencës, në funksion të kontrollit të shtrirjes dhe izolimit të sëmundjes në territor.

Ministrja Krifca u kërkoi bashkëpunim për të izoluar dhe asgjësuar menjëherë të gjitha shpendët e infektuara dhe kërkoi që mos të lejohen tregjet që nuk janë të licencuara nga Ministria e Bujqësisë.

Ajo tha se problemi është izoluar në stabilimente, ndërsa për shpendët e oborrit, për shkak edhe të shpërndarjes gjeografike, ka ende situata.

Ministrja deklaroi se Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë vazhdon monitorimin dhe parandalimin me veterinerët zyrtarë të shërbimit në kontrolle në ferma me drejtim prodhimtari vezë dhe mish. Po ashtu, ajo theksoi se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po kontrollon çdo stabiliment prodhimi e tregtimi të këtyre produkteve për konsumatorë në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke dhënë siguri të plotë për konsumatorët.

Ministrja Krifca tha se qeverisja vendore duhet të marrë masa për groposjen apo djegien e shpendëve të ngordhura nga sëmundja. (Irma)