rama, garancia sovrane, atsh

rama, garancia sovrane, atsh

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës. Ai tha se qeveria, në kuadër të përpjekjes për të minimizuar pasojat e krizës, do t’i mbështesë ata me garancinë sovrane.

“Kjo garanci sovrane është që të gjitha ata që janë të përfshirë në zinxhirin e furnizimit të kenë mundësi të investojnë dhe shpenzojnë siç duhet. Kjo rezervë ekstra është dhe shtetërore në të njëjtën kohë, ju do ta përdorni siç përdorni zakonisht rezervat, por nëse mbetet për shkak të mbi furnizimit do ta marrë shteti, është e garantuar. Nuk ka asnjë diskutim që ju nuk do të humbisni asnjë qindarkë në këtë operacion”, -tha Rama, citojnë mediet shqiptare.

Kryeministri Rama deklaroi se mbledhjet e bordit për vendosjen e çmimeve do të bëhen publike. Importuesit e miellit dhe vajit të lulediellit garantuan se pavarësisht çmimeve të larta të produkteve në tregjet e huaja, furnizimi në tregun e brendshëm nuk do të mungojë.

“Ulja e ndjeshme e kohës së përpunimit të deklaratave doganore për t’i kursyer kohë dhe kosto biznesit ka ndikuar tejet pozitivisht në lehtësimin e barrës së kësaj krize. 34 shërbimet që ofrohen “online” aktualisht në doganë kanë ndryshuar rrënjësisht cilësinë e shërbimit doganor”, -deklaroi kryeministri Rama, përmes një postimi zyrtar. (Irma)