papunesia, monitor

papunesia, monitor

Qeveria akordon fonde për të papunët shumë më pak nga sa arkëton nga një përqindje e posaçme e sigurimeve që punëdhënësi bën për “Sigurimin e Papunësisë”, bëhet e ditur në një raport të Bankës Botërore mbi zhvillimet në tregun shqiptar të punës, të cilit i referohet “Monitor”.

Në kontributet e sigurimeve shoqërore përfshihet një kontribut prej 0.9% nga punëdhënësi për sigurimin e papunësisë. Kontributet totale arrijnë në 24.5% të pagës bruto, prej së cilës 14% paguhen nga punëdhënësi.

Simulimet e bëra nga Banka Botërore tregojnë se 0.9% e sigurimeve të financuara nga punëdhënësi, nëse do të përdorej për qëllimin për të cilin paguhet, do të siguronte një mbështetje të konsiderueshme për të papunët.

Një pagesë dinjitoze e papunësisë do të ndihmonte shqiptarët të vazhdojnë kërkojnë një pune dinjitoze në bazë të aftësive që kanë.

Banka Botërore evidenton se Shqipëria ka produktivitetin më të ulët të punës në rajon, por gjithashtu akordon fonde publike në nivelet më të ulëta rajonale për nxitjen e programeve të punësimit.

Buxheti i Shqipërinë akordon fonde për nxitjen e punësimit sa 0.08% e PBB-së, një vlerë mjaft e ulët në raport me rajonin dhe BE. Maqedonia e Veriut 0.42% të PBB-së. Vendet e Europës Lindore 0.65% dhe vendet e BE ofrojnë 1.2% të PBB-së për programet e punësimit.

Në vitin 2020, buxheti i akorduar për programet e nxitjes së punësimit u rrit me më shumë se 50% (nga 390 milionë lekë në 590 milionë lekë). Megjithatë, shpenzimet faktike janë dukshëm më të ulëta se buxheti i alokuar.

Banka sugjeroi se duhen kryer analiza të detajuara të parametra për pagesat e papunësisë të tilla, shuma e përfitimit, kohëzgjatja e përfitimeve, periudha minimale e kontributeve, dhe norma e kontributit, me synimin për të rritur përfitimet për të papunët. (Irma)