mbyllen bizneset, a2

mbyllen bizneset, a2

Rritja e çmimeve në Shqipëri ka sjellë dhe mbylljen e bizneseve. Shtrenjtimi i lëndës së parë, shoqëruar me rënie të kërkesës për konsum ka bërë që vetëm në dy muajt e parë të vitit të çregjistrohen 118 subjekte.

Thënë ndryshe, çdo 24 orë, dy sipërmarrje shpallin falimentin, raporton “A2”.

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm shprehet e zhgënjyer që këto sipërmarrje nuk u përfshinë drejtpërdrejtë në “Paketën e rezistencës”.

Përveç shtrenjtimit të lëndës së parë dhe uljes së kërkesës, sipërmarrjet në vend po përballen edhe me shtrenjtim të karburanteve. (Irma)