rama, atsh

rama, atsh

Në Manzë të Durrësit u zhvillua ceremonia e përurimit të 230 apartamenteve të reja për banorët që humbën shtëpinë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se ia vlen që bashkë me shumë aktorë të tjerë të bësh të mundur që në një kohë relativisht kaq të shkurtër mijëra familje të kthehen në shtëpi më të sigurta, më të bukura dhe më të mira se ato që humbën.

“Ky është një hap i madh përpara që ne e kemi hedhur së bashku. Ndihem krenar për punën që kemi bërë”, -tha kryeministri Rama, citon “ATSH”.

Ai theksoi se lagjja e re është një shembull kuptimplotë i asaj që qeveria shqiptare mund të vazhdojë të bëjë së bashku me kryebashkiaken e Durrësit dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit.