Rumen Radev, cordmagazine

Rumen Radev, cordmagazine

Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se nuk do të lejojë që vendi i tij të përfshihet në konfliktin në Ukrainë, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e tij e shtypit, njofton Xinhua.

“Si kryetar shteti, unë nuk do të lejoj Bullgarinë të përfshihet në këtë konflikt”, tha Radev duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me vendimin e Bullgarisë, së bashku me Hungarinë, për mos të dërguar armë në Ukrainë.

Radev tha se ai u zgjodh për të mbrojtur sigurinë e bullgarëve dhe paqen në Bullgari. “Çmimin e luftës e paguajnë qytetarët, jo predikuesit televizivë”, -tha Radev, duke shtuar se shqetësimi i tij janë njerëzit.

Sipas Kushtetutës bullgare, presidenti është Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të vendit. Nëntorin e kaluar, Radev u zgjodh për të dytin pesëvjeçar radhazi.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov tha në një konferencë të përbashkët shtypi pas bisedimeve me sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin javën e kaluar se ata nuk kanë diskutuar për ndonjë ndihmë ushtarake për Ukrainën.