turistet, scantv

turistet, scantv

Gjatë vitit të kaluar, turistët që vizituan Shqipërinë shpenzuan rreth 1.91 miliardë euro, njofton “Scan TV”.

Shifra është dy herë më e e lartë krahasuar me vitin e pandemisë, 2020-n. Në atë vit u regjistruan 988 milionë euro nga turizmi.

Gjatë vitit 2021 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 9.61 milionë shtetas, shqiptarë dhe të huaj. Shpenzimi për frymë, mesatarisht fiksohet në 198.95 euro. Ndërkohë, gjatë vitit 2019, atë para pandemisë, në Shqipëri hynin 12.1 milionë turistë, duke shpenzuar mesatarisht 172 euro për frymë.

Ekziston frika se situata e krijuar në Europë dhe krizës energjitike botërore, mund të sjellë rritje çmimesh dhe krizë në sektorin e turizmit ndër më të rëndësishmit në ekonominë shqiptare.