Gripi i shpendëve është konfirmuar edhe në fshatrat e Divjakës. Analizat e dërguara në Tiranë nga veterinerët e zonës dolën pozitive.

Në fshatin Gur të Divjakës, 60 pula të ngordhura rezultuan se ishin prekur nga gripi i shpendëve, raporton “Top Channel”.

Qytetarët janë të shqetësuar për konsumin ose jo të vezëve dhe të mishit të pulës dhe drejtues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit thanë me siguri se mund të konsumohen pa asnjë risk, nëse ndiqen masat e duhura për gatimin e tyre. (Irma)