Nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina si fillim në qytetet kryesore të çdo qarku.

Njoftimi është dhënë nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, përmes një deklarate zyrtare.

Ministrja Kummbaro tha se kjo masë merret për të mundësuar që në ditën e pushimit të fiket makina dhe të shfrytëzohet për të përdorur biçikletën dhe ecjen në këmbë.

“Fillojmë menjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve. Me ditën pa makina në çdo qark të Shqipërisë, jo vetëm kursejmë karburant dhe i japim frymëmarrje mjedisit, por krijojmë edhe hapësira e aktivitete dedikuar fëmijëve sepse qyteti u takon atyre”, -tha ministrja Kumbaro. (Irma)