ATSH

ATSH

Eksportet shqiptare drejt Greqisë gjatë dymujorit të parë të këtij viti shënuan një rritje të lehtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, eksportet gjatë periudhës janar-shkurt në vlerë llogariten 3.7 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2021-shit ishin 2.5 miliardë lekë.

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Greqinë gjatë dymujorit zunë 6.6 % të totalit të të gjithë tregtisë. Në vlerë ato arritën mbi 13 miliardë lekë.

Importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-shkurt arritën në mbi 9.2 miliardë lekë, kur një vit më parë (2021) u importuan mallra në vlerë 8 miliardë lekë.

Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “ushqim, pije dhe duhan” në vlerën 2.5 miliardë lekë i ndjekur nga grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” në vlerën 1.8 miliardë lekë dhe grupi “materiale ndërtimi dhe metale”. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 1.7 miliardë lekëve.