transporti publik, Rama, telegrami

transporti publik, Rama, telegrami

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të shoqatave të transportit, ku deklaroi se përmes Paketës së Rezistencës Sociale qeveria ka vendosur një fond prej 500 milionë lekësh për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetës dhe ndërqytetës.

Sipas kryeministrit Rama, vendimi është marrë që qytetarët përdorues të këtij transporti mos të preken financiarisht nga pasojat e rritjes së çmimit të karburantit.

Shefi i qeverisë shqiptare tha se është në interes të të gjithëve që njerëzit të përdorin transportin publik për të lëvizur dhe propozoi bisedime për një strategji afatmesme, për të rritur kapacitetet e transportit publik. (Irma)