Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në takimin “Nisma e Dialogut në Ballkan”, ku ishin të pranishëm vendimmarrës dhe ekspertë nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.

Veliaj, atsh

Veliaj, atsh

Veliaj tha se Tirana është një qytet që mbështet të drejtën dhe është gati të tregojë solidaritet në situata konfliktuale si ajo aktuale në botë. Sipas tij, fqinjësia e mirë ka shumë rëndësi dhe se kjo kohë është e duhura për të reflektuar, bëjnë të ditur mediet shqiptare.

Veliaj theksoi se fqinjët mund të ndryshojnë kursin e historisë dhe mirëqenien e popullit, ndaj, sipas tij, kjo është një kohë për të reflektuar dhe për të menduar mirë situatën. (Irma)