Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichic.

Xhacka, foto twitter ministrja

Xhacka, foto twitter ministrja

Kryediplomatja shqiptare deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se në takim u fol për rritjen e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Sipas ministres Xhaçka, rajoni duhet të pozicionohet më afër BE-së në këtë kohë sfiduese, duke përfshirë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

“Diskutim mjaft i mirë me zv.kryeministrin për Çështjet Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichic për rritjen e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në mënyrë që rajoni të pozicionohet më afër BE-së në këtë kohë sfiduese, duke përfshirë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, -shkroi ministrja Xhaçka në “Twitter”. (Irma)